Gëzuar festat e fundvitit!

  • 23/12/2022

Tashmë jemi në fund të vitit 2022, ne duam t’ju urojmë Juve dhe më të dashurve Tuaj një sezonë të gëzuar festash dhe Vitin e Ri 2023!

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) është në vlugun e aktiviteteve të përgatitjeve dhe në kryerjen e detyrave që i takojnë për ta realizuar, me sa më shumë sukses, Projektin më të madh kombëtar në kohë paqeje, Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS 2023). Andaj, duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen Tuaj të deritashme, Urojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe të forcohet edhe më tutje në vitin 2023!

Gëzuar!