Ftesë për Konferencë "Rezultatet e Anketës mbi Remitancat në Kosovë 2012"
Agjencia e Statistikave të Kosovës do të publikoj “Rezultatet e Anketës mbi Remitancat në Kosovë 2012” , ky studim është përkrahur nga projekti “Angazhimi i Diasporës në Zhvillimin Ekonomik” (DEED), i implementuar bashkërisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), me financimin e Qeverisë së Finlandës.
Andaj, me këtë rast, Ftoheni të merrni pjesë në Konferencën që organizohet në ambientet e ASK-së, të premtën më 22 nëntor 2013, prej orës 09:00-12:30.
Folës kryesorë do të jenë: Z. Isa Krasniqi, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës; z. Ibrahim Makolli, Ministri i Diasporës; z. Bedri Hamza, Guvernator BQK-së; znj. Anne Meskanen, Përfaqesuese nga Ambasada e Finlandës në Kosovë; dhe z. Andrew Russel,Koordinator për Zhvillim i KB (UNDP).
Ndërkaq, rezultatet kryesore do t’i prezantojnë Znj. Emine Deliu, Shefe e sektorit të Standardit Jetësor (ASK) dhe z. Agon Maliqi, Konsulent (UNDP)
Mirëpresim bashkëpunimin tuaj!