Çmimet Ditore të Artikujve Bazë në Prishtinë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) nga sot fillon publikimin, në baza ditore, të çmimeve të artikujve bazë në komunën e Prishtinës
Duke parë lëvizjen e madhe të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, në muajt e fundit, është parë shumë e nevojshme që si institucion kompetent për prodhimin e të dhënave statistikore zyrtare dhe matjen për njësi të të gjitha aktiviteteve ekonomike në vend, ASK-ja ka filluar monitorimin ditor të çmimeve të konsumit të artikujve bazë.
Artikujt bazë të monitoruar janë: Oriz - Ducato di Mantova, Gloria, Makarona – Divella, Miell gruri – Dellino, Miell gruri tip 400 (prodhues të ndryshëm nga importi), Bukë e bardhë e zakonshme, Mish gjedhi pa eshtra, Mish I bardhë zogu (i freskët), Qumësht tetrapak - Vita 3.2 %, Qumësht i freskët (vendor), Jogurt – MU, Djathë Rugove, Gjizë Bylmeti, Ajkë Schmand - Zott 18%, Vezë – Konson, Vaj ushqimor luledielli – Floil, Patate e re, Fasule (refuz), Sheqer Agrokor, Kristal, Kafe e bluar – Prince, Çaj - Emona (paketimi me ngjyrë të kuqe), Uji natyral pa gaz – Rugove, Cigare –Malboro e bardhë e fortë, Benzin, Dizel