Buletini Tremujor, TM3 2021

  • 29/10/2021

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar Buletinin tremujor për TM3 2021

Buletini tremujor TM3 2021 është ndër botimet më të veçanta dhe gjithëpërfshirëse të ASK-së. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën.

Informacionet statistikore, që janë paraqitur në Buletinin tremujor, TM3 2021, janë përgatitur në bazë të eksperiencës, bashkëpunimit me shfrytëzuesit dhe gatishmërisë së departamenteve të ASK-së, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi kërkesave të përdoruesve.