Buletini Tremujor, TM2 2021

  • 30/07/2021

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar Buletinin tremujor  TM2 - 2021.

 Buletini tremujor TM2 - 2021 është ndër botimet më të veçanta dhe gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën.

Informacionet statistikore, që janë paraqitur në Buletinin tremujor TM2 - 2021, janë përgatitur në bazë të eksperiencës, bashkëpunimit me shfrytëzuesit dhe gatishmërisë së departamenteve të ASK-së, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi kërkesave të përdoruesve.