Buletini Tremujor, TM1 2023

  • 28/04/2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikuar Buletinin Tremujor për tremujorin e parë (TM1) 2023

Buletini tremujor (TM1 2023) është ndër botimet më të veçanta dhe gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën.

Informacionet statistikore, që janë paraqitur në Buletinin tremujor (TM1 2023) janë përgatitur në bazë të eksperiencës, bashkëpunimit me shfrytëzuesit dhe gatishmërisë së departamenteve të ASK-së, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi kërkesave të përdoruesve.