Buletini Tremujor, TM1 2021
Të dhëna statistikore më gjithpëfshirëse
Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar Buletinin tremujor për tremujorin e parë (TM1) 2021.
Buletini tremujor, TM1 2021 është ndër botimet më të veçanta dhe gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën.
Informacionet statistikore, që janë paraqitur në Buletinin tremujor (TM1 2021), janë përgatitur në bazë të eksperiencës, bashkëpunimit me shfrytëzuesit dhe gatishmërisë së departamenteve të ASK-së, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi kërkesave të përdoruesve.