Bruto Produkti Vendor (BPV) në Qasjen e Prodhimit, 2008-2017

  • 20/09/2018

BPV-ja për kokë banori për vitin 2017 ishte 3 566 Euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e Bruto Produktit Vendor (BPV) për vitin 2017, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, bazuar në ESA 2010

BPV-ja me çmime aktuale në vitin 2017 ishte 6,413.8 milionë Euro. Rritja reale në vitin 2017, në krahasim me vitin 2016, ishte 4.23%. ndërsa, BPV-ja për kokë banori për vitin 2017 ishte 3 566 Euro.

Rritje reale për vitin 2017 kishte në këto aktivitete ekonomike: Aktivitetetet financiare dhe të sigurimit (31.4%); ndërtimtari (8.6%); tregti me shumicë dhe pakicë, riparim të automjeteve dhe motoçikletave (4.5%); informim dhe komunikim (3.4%); industri nxjerrëse (3.1%); industri përpunuese (3.0%);  aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (2.8%); transport dhe magazinim (2.8%); bujqësi, gjueti, pylltari dhe peshkim (2.7%); afarizëm me pasuri të patundshme (2.6%); furnizim me energji elektrike dhe me gaz (2.5%); aktivitete  administrative dhe mbështetëse (2.5%); hotele dhe restorante (2.4%); art, zbavitje dhe rekreacion (1.9%); shërbime të tjera (1.2%); shëndetësi dhe aktivitete të punës sociale (1.1%); furnizim me ujë (1.1%); administrim publik dhe të mbrojtjes, sigurim të detyrueshëm social (0.9%).

Ndërsa, rënie kishte në edukim (-0.6%).

Ndërkaq, rritja reale sipas komponentëve kryesorë të BPV-së me qasjen e shpenzimeve për vitin 2017 ishte te: Eksporti i mallrave (22.2%); eksporti i shërbimeve (15.3%); importi i shërbimeve (6.3%); importi i mallrave (5.2%); formimi i bruto kapitalit fiks (5.7%); ndryshimet në inventar (3.8%); shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake (1.8%); shpenzimet e konsumit final të IJPSHESH (0.6%).

Kurse, rënie kishte në shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (-0.5%).