Bruto Produkti Vendor (BPV) me Qasjen e Shpenzimeve dhe të Prodhimit, TM3 2022 (Rishikuar)

  • 13/01/2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka rishikuar të dhënat e Bruto Produktit Vendor (BPV) për tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2022, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, me çmime aktuale dhe me çmime të vitit paraprak

BPV-ja në TM3 2022 shënon rritje reale për 3.26%, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2021).

-  Për shkak të rishikimit të të dhënave të Bilancit te Pagesave nga BQK, të cilat të dhëna janë publikuar pas publikimit të Bruto Produktit Vendor për TM3/2022;

-  Pas analizës së indeksit të çmimeve të prodhimit, i cili përdoret si deflator tek Llogaritë Kombëtare, vërehet se vëllimi i prodhimit tek aktiviteti ekonomik Nace 3511 ka rritje. Në këtë rast u vendos, që të ndryshohet ky deflator dhe të merret indeksi i aktiviteti 3511 (Prodhimi i rrymës elektrike) për deflatim.

Bazuar në  Kodin Evropian te Praktikës, Parimi 4 “Përkushtimi ndaj cilësisë”, Agjencia e Statistikave te Kosovës është e përkushtuar vazhdimisht për cilësi të të dhënave.

Të dhënat e Bruto Produktit Vendor, në baza tremujore për vitin 2022, janë të dhëna preliminare, deri në publikimin e të dhënave vjetore për këtë periudhë, kur konsiderohen të dhëna finale.