Bruto Produkti Vendor (BPV) me Qasjen e Shpenzimeve dhe të Prodhimit, TM3 2018
BPV-ja në TM3 2018 shënon rritje reale për 3.4% në krahasim me TM3 2017
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bruto Produktin Vendor” (BPV) për tremujorin e tretë 2018, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante
BPV në TM3 të vitit 2018 shënon rritje reale për 3.4% në krahasim me TM3 të vitit 2017.
Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: aktivitetet financiare dhe të sigurimit (19.8%); ndërtimtaria (15.4%); afarizmi me pasuri të patundshme (2.6%); hotelet dhe restorantet (2.0%); bujqësia, gjuetia, pylltaria (1.9%); transporti dhe magazinimi (1.7%); tregtia me shumicë dhe pakicë (1.4%); administrimi publik (1.1%).
Ndërsa, rënie reale kishte në të dhënat e: furnizimit me energji elektrike, ujë dhe trajtim të mbeturinave (6.6%); industria nxjerrëse (3.6%); industria përpunuese (1.5%).
BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në: formimin e bruto kapitalit (24.6%); importin e mallrave dhe shërbimeve (8.4%); shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jopërfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) (8.4)%.
Ndërsa, rënie reale kishte në të dhënat e: eksportit të mallrave dhe shërbimeve (8.0%); shpenzimeve të konsumit final të Qeverisë (4.6%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.