Bruto Produkti Vendor (BPV) me Qasjen e Shpenzimeve dhe të Prodhimit, TM2 2018

  • 28/09/2018

BPV-ja në TM2 të vitit 2018 shënon rritje reale për 4.7% në krahasim me TM2 të vitit 2017

Agjencia e Statistikave tw Kosovës (ASK) ka publikuar “Bruto Produktin Vendor” (BPV) për tremujorin e dytë (TM2) 2018, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante

BPV-ja në TM2 të vitit 2018 shënon rritje reale për 4.7% në krahasim me TM2 të vitit 2017.

Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: aktivitetet financiare dhe të sigurimit (33.1%); industria nxjerrëse (6.5%); tregtia me shumicë dhe pakicë (5.6%); ndërtimtaria (5.2%); transporti dhe magazinimi (5.1%); administrimi publik (5.0%); hotelet dhe restorantet (3.5%); afarizmi me pasuri të patundshme (2.0%); bujqësia, gjuetia, pylltaria (0.9%); industria përpunuese (0.2%).

Ndërsa, rënie reale kishte në të dhënat e: furnizimit me energji elektrike, ujë dhe trajtim të mbeturinave (4.2)%. 

BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në: formimin e bruto kapitalit (12.2%); eksportin e mallrave dhe shërbimeve (12%); importin e mallrave dhe shërbimeve (11.7%); shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (4.7%); shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jo përfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) (4.4%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.