Bruto Produkti Vendor (BPV) me Qasjen e Shpenzimeve dhe të Prodhimit, TM1 2019
Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK) ka publikuar “Bruto Produktin Vendor” (BPV) për tremujorin e parë 2019 sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante, TM1 2019.
BPV në TM1 të vitit 2019 shënon rritje reale për 4.06 % në krahasim me TM1 të vitit 2018. Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: aktivitetet financiare dhe të sigurimit 6.6%, Furnizimi me energji elektrikë, ujë dhe trajtimi i mbeturinave 6.4%, tregtia me shumicë dhe pakicë 4.0%, ndërtimtaria 2.2%, transporti dhe magazinimi 2.2%, Industria nxjerrëse 2.0%, hotelet dhe restorantet 1.4%, industria përpunuese 1.4%, afarizmi me pasuri të patundshme 0.2%, ndërsa rënie reale kishte në të dhënat;
Bujqësia, gjuetia, pylltaria -0.2%, administrimi publik -0.3%, dhe shërbime tjera -7.3%
BPV sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në; Importi i mallrave dhe shërbimeve 8.1%, Formimi i bruto kapitalit me 7.4%, eksporti i mallrave dhe shërbimeve 6.7%,
shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe Institucionet jo përfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) 5.0%, shpenzimet e konsumit final te qeverisë 3.4%.