Bilanci i Energjisë në Kosovë, TM4 2019
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për TM4 2019. Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Gjatë tremujorit të katër të vitit 2019 (TM 4 2019) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit është rreth 2.215.9 mijë ton. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është 1.720.5 GWh, dhe në hidrocentrale është rreth 68.1 GWh.
Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të katër të vitit 2019, Kosova ka importuar 710.3 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë pra (TM 4 2019) Kosova ka eksportuar 693.8 GWh energji elektrike.
Në tremujorin e katër 2019, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1.200.6 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 4 2018), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 3.6%