Bilanci i Energjisë në Kosovë, TM2 2021
Rritet konsumi i energjisë elektrike
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë në Kosovë” për TM2 2021
Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021 (TM1 2021) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 2.28 milionë ton. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale ishte 1 738.9 GWh, dhe në hidrocentrale ishte rreth 108.2 GWh.
Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë këtij tremujori, Kosova ka importuar 597.1 GWh energji elektrike, derisa ka eksportuar 836.7 GWh energji elektrike.
Në TM2 2021, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 330.8 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2020), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 27.49%