Bilanci i Energjisë në Kosovë, TM2 2019

  • 15/08/2019

Sasia e konsumimit të energjië elektrike në TM2 2019 është rritur për 21.50% në krahasim me TM2 2018.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për TM2 2019. Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

 

Gjatë tremujorit të dytë të  vitit 2019 (TM2 2019) vlera e gjithëmbarshme e prodhimit të thëngjillit është  rreth  1.74 mijë tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është  1 181.8 GWh, ndërsa në hidrocentrale është rreth 112.4 GWh.

 

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019, Kosova ka importuar  251.1 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë pra (TM2 2019) Kosova ka eksportuar 134.2 GWh energji elektrike.

 

Në tremujorin e dytë 2019, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 039.5 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2018), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 21.50%.