Bilanci i Energjisë në Kosovë, TM1 2019
Rritet sasia e konsumuar e energjisë elektrike
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për TM1 2019
Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2019 (TM1 2019) vlera e gjithëmbarëshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 2.67 mijë tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale ishte 1,802.1 GWh, dhe në hidrocentrale ishte rreth 66.8 GWh.
Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të parë të vitit 2018, Kosova ka importuar 225.5 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë pra (TM1 2019) Kosova ka eksportuar 192.0 GW h energji elektrike.
Në tremujorin e parë 2019, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 249.0 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2018), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 9.88%.