Bilanci i Energjisë në Kosovë, Shkurt 2022

  • 22/04/2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon Statistikat e Energjisë për muajin shkurt 2022

me të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve tjerë.

Në muajin shkurt të vitit 2022 prodhimi bruto nga: termocentralet i energjisë elektrike ishte 548.04 GWh; hidrocentralet energjisë elektrike ishte 4.17 GWh; si dhe prodhimi bruto nga era dhe ajo solare e energjisë elektrike ishte 38.37 GWh.         

Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 680.7 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 469.92 GWh, ose 7.39% më i madh sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 8.43%.

Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në shkurt të vitit 2022 ishte 272.97 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 182.85 GWh.           

Prodhimi i thëngjillit ishte 7.81 mijë ton, ose rreth 5.27% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.