Bilanci i Energjisë në Kosovë, Prill 2022

  • 22/06/2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në baza mujore ka përgatitur publikimin me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë si dhe importin dhe eksportin e energjentëve tjerë. Ky publikim statistikor paraqet të dhëna statistikore për muajin Prill të vitit 2022.

Në muajin Prill të vitit 2022 Prodhimi Bruto nga Termocentralet i energjisë elektrike  ishte 563.94 GWh , Prodhimi Bruto nga Hidrocentralet energjisë elektrike ishte 13.13 GWh. dhe Prodhimi Bruto nga Era dhe ajo Solare i energjisë elektrike ishte 34.58 GWh.                       

Gjatë muajit Prill të vitit 2022  Energjia Elektrike bruto në Dispozicion ishte 572.05 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 459.68 GWh  apo -9.48 %  më i vogël   me muajin e njëjtë të vitit paraprak . Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 11.46%.

Ndërkaq, Importi  i energjisë elektrike në Prill të vitit 2022   ishte 206.1 GWh  kurse Eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 245.7 GWh.                                  .

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.49 mijë ton, ose 11.39 % më pakë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.                                     Tabelat dhe grafikët e mëposhtëm pasqyrojnë gjendjen më të detajuar mbi konsumin e energjisë dhe energjentëve tjerë.