Bilanci i Energjisë në Kosovë, Nëntor 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë
Ky publikim paraqet të dhëna statistikore për muajin nëntor të vitit 2022.
Gjatë muajit nëntor të vitit 2022, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 616.62 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 410.31 GWh, ose 10.02% më i vogël, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 14.58%.
Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në nëntor të vitit 2022 ishte 220.12 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike ishte 194.67 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit).
Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.02 mijë ton, ose 26.39% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.