Bilanci i Energjisë në Kosovë, Dhjetor 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë
Ky publikim statistikor paraqet të dhëna statistikore për muajin dhjetor të vitit 2022.
Gjatë muajit dhjetor të vitit 2022, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 802.66 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 539.66 GWh, ose 4.92% më i vogël, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (dhjetor 2021). Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 16.01%.
Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në dhjetor të vitit 2022 ishte 354.67 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike ishte 223.97 GWh (këtu janë të përfshirë edhe sasia e transmisionit).
Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 7.31 mijë ton, ose 11.11% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.