Bilanci i Energjisë në Kosovë, 2020
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka përgatitë publikimin “Balanca vjetore e Energjisë për vitin 2020”.
Në këtë dokument pasqyrohen rrjedhat fizike të energjisë të të gjitha llojeve dhe
burimeve që janë përdorur në Kosovë gjatë vitit 2020.
Kështu sipas tabelave të prezentuara vërjemë se sasia e përgjithshme (bruto) e energjisë në dispozicion për shfrytëzim (konsum) në vitin 2020 ka qenë 2733.89 ktoe.
Sasia në dispozicion e thëngjillit ka pasur rritje në krahasim me 2019 për 2.22%, ulje ka sasia në dispozicion e produkteve të naftës krahasim me vitin 2020 për 1.56%.
Linjiti është produkti dominues me pjesëmarrje prej 99.95% në totalin e thëngjillit si burim primar në dispozicion, i pasuar nga Thëngjill bituminoz dhe tjera 0.05%.
Importi i produkteve të naftës për vitin 2020 ka qenë 748.65 ktoe.
Nafta merr me reth 67% në totalin e sasisë së produkteve të naftës në dispozicion, e pasuar me koks nafte 11 %, benzina me 7%, GLN 5%, etj.