Bilanci i Energjisë në Kosovë, 2018
Balanca Vjetore e Energjisë në Republikën e Kosovës, 2018
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Bilancin e Energjisë në Kosovë për vitin 2018.
Në këtë publikim janë pasqyruar rrjedhat fizike të energjisë të të gjitha llojeve dhe burimeve që janë përdorur në Kosovë gjatë vitit 2018.
Kështu, sipas të dhënave të prezantuara vërejmë se sasia e përgjithshme (bruto) e energjisë në dispozicion për shfrytëzim (konsum) në vitin 2018 ka qenë 2524.32 ktoe.
Sasia në dispozicion e thëngjillit ka pasur rënie në krahasim me 2017 për 5.50%, kurse sasia në dispozicion e produkteve të naftës ka pësuar ngritje në krahasim me vitin 2017 për 1.52%.
Po ashtu, linjiti është produkti dominues me pjesëmarrje prej 99.95% në totalin e thëngjillit, si burim primar në dispozicion, i pasuar nga antraciti me 0.01%. Kosova posedon vetëm rezerva të linjitit, por jo edhe lloje të tjera të thëngjillit. Nevojat për lloje të tjera të thëngjillit janë plotësuar nga importi.
Importi i produkteve të naftës për vitin 2018 ka qenë 737.88 ktoe, që krahasuar me vitin 2017 ka patuar një ngritje prej rreth 1.26%.
Nafta merr pjesë me 68% në totalin e sasisë së produkteve të naftës në dispozicion, e pasuar me koks nafte me 10%, benzina me 5%, GLN 5%, etj.