Aprovohen Udhëzimet Administrative (UA) për Shitjen e të Dhënave Statistikore, si dhe për Mbrojtjen e të Dhënave Statistikore dhe Qasjen në të Dhënat Mikro

  • 04/05/2023

Në Mbledhjen e Qeverisë, të datës 26 prill 2023, janë aprovuar dy Udhëzime Administrative: Udhëzimin Administrativ me për Shitjen e të Dhënave Statistikore dhe Udhëzimi Administrativ për Mbrojtjen e të Dhënave Statistikore dhe Qasjen në të Dhënat Mikro

Qëllimi i këtyre UA-ve është përcaktimi i kushteve dhe procedurave për shitjen e të dhënave statistikore, si dhe përcakton masat për mbrojtjen e të dhënave statistikore, kushtet dhe të drejtat e përdoruesve për lejimin e shfrytëzimit të të dhënave të fshehta statistikore.

Dispozitat e UA për shitjen e të dhënave statistikore vlejnë për bartësit e statistikave zyrtare, të cilët ofrojnë të dhëna statistikore dhe për shfrytëzuesit e statistikave zyrtare.

Shitje e të dhënave statistikore konsiderohen të gjitha të dhënat statistikore, që kërkohen dhe nuk janë të përfshira në planin dhe programin e statistikave zyrtare. Shitja e të dhënave statistikore zbatohet ndaj shfrytëzuesve që parashtrojnë kërkesa për statistika zyrtare, që kanë për qëllim përdorimi zyrtar, studimor, ose të ngjashme, e të cilat kërkojnë angazhim shtesë domethënës për bartësit e statistikave zyrtare. Angazhimi shtesë nuk mund të shërbejë si bazë për shitjen e të dhënave statistikore në rastet kur angazhimi shtesë është i papërfillshëm. Të dhënat statistikore shiten sipas kostos që përfshin shpenzimet për realizimin dhe/apo publikimin e të dhënave statistikore.

Ndërkaq, dispozitat e UA për mbrojtjen e të dhënave statistikore dhe qasjen në të dhënat mikro vlejnë për Agjencia në e Statistikave të Kosovës dhe të gjithë akterët e tjerë të Sistemit Statistikor të Republikës së Kosovës, si dhe përdoruesve për shfrytëzimin e të dhënave të fshehta (konfidenciale) statistikore.

UA parashohin edhe mënyrën e procedimit, kushtet, afatet kohore dhe dispozitat administrative.