Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve (ASN), 2017

  • 04/12/2018

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, 2017

                                                       

04.12.2018

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve për vitin referues 2017. Ky publikim me të dhënat që ofron, synon të paraqesë disa nga treguesit ekonomikë sipas strukturës së veprimtarive ekonomike.

Sipas rezultateve të dala në këtë publikim, rezulton se sipas sektorëve ekonomikë numri më i madh i ndërmarrjeve i takon: tregtisë me 16393 ndërmarrje apo shprehur në përqindje (46.9%), shërbimet biznesore dhe shërbimeve tjera me 4943 (14.2%), industria përpunuese (prodhimi) 4770 (13.7%), akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 3599 (10.3%), ndërtimtaria me 2664 (7.6%), transporti dhe magazinimi 1304 (3.7%), informacion dhe komunikim me 908 (2.6%), industria nxjerrëse me 154 (0.4%), furnizim me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash dhe aktivitete revitalizimi të tokës me nga 132 (0.4%) si dhe furnizim me energji elektrike, gaz avull dhe ajër të kondicionuar me 55 (0.2%).

Ndërsa sa i përket punësimit për sektorët ekonomik të cilat ishin pjesë e hulumtimit del që numri total i të punësuarve arrin shifrën 167095, prej te cilëve sektori i tregtisë përbën rreth 57862 të punësuar apo shprehur në përqindje (34.6%), industria përpunuese (prodhimi) 26095 (15.6%), shërbimet biznesore 19859 (11.9%), ndërtimtaria me 18206 (10.9%), akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 12773 (7.6%), informacion dhe komunikim 9597 (5.7%), si dhe sektorët tjerë kanë më pak se 5% të punësuar.

Karakteristik tjetër që vlen të përmendet është edhe qarkullimi i realizuar nga ndërmarrjet ku dominon tregtia me një pjesëmarrje prej 55.6%, industria përpunuese (prodhimi) dhe ndërtimtaria me nga 11.0%, furnizim me energji elektrike, gaz avull dhe ajër të kondicionuar 7.2%, kurse sektorët e tjerë të veprimtarive ekonomike rezultojnë me një përqindje më të vogël të qarkullimit.

Ndërkaq, sa i përket treguesit të pagës mesatare mujore bruto ajo sillet rreth 359 Euro në aktivitetet e përfshira në këtë hulumtim.

 Për më shumë informata lidhur me Rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve 2017,