Anketa e Mbeturinave të Trajtuara (AMT), 2019

  • 23/10/2020

Edhe në 2019 ka rritje të mbeturinave të deponuara në deponitë sanitare dhe josanitare

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet e Anketës së Mbeturinave të Trajtuara (AMT) për vitin 2019

AMT ka për qëllim: grumbullimin e të dhënave statistikore nga bizneset, që merren me trajtimin e mbeturinave (deponitë rajonale, objektet e trajtimit të mbetjeve spitalore, sterilizimi dhe objektet e trajtimit të mbeturinave industriale); sigurimin e të dhënave të qëndrueshme statistikore; dhe krijimin e serisë kohore për mbeturinat e trajtuara.

Rezultatet e prezantuara në këtë publikim ofrojnë një burim të rëndësishëm statistikor për gjendjen e tanishme të këtij sektori.

Rezultatet nga AMT 2019, tregojnë se: sasia e mbeturinave të ricikluara ishte 3 754 ton/vit; sasia e mbeturinave të sterilizuara (mbeturina spitalore) ishte 874 ton/vit; dhe sasia gjithsej e mbeturinave të trajtuara dhe të deponuara për vitin 2019 ishte 450 175 ton/vit.

Sasia e mbeturinave të trajtuara, sipas llojit të mbeturinave dhe llojit të trajtimit, e shprehur në përqindje për vitin 2019 ishte si vijon: metalet (54%), mbeturinat nga plastika (22%), mbeturinat spitalore (19%), mbeturinat e letrës dhe kartonit (5%).

Kurse, sasia e mbeturinave të deponuara në deponitë sanitare dhe josanitare në vitin 2019 ishte 445 547 ton/vit. Krahasuar me të dhënat e vitit 2018, ka një rritje prej 5%.