Anketa e Mbeturinave të Trajtuara (AMT), 2015

  • 28/10/2016

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave të Trajtuara (AMT) për vitin 2015. 

Qëllimi kryesor për realizimin e AMT 2015, është: grumbullimi i të dhënave statistikore nga kompanitë, që merren me menaxhimin e mbeturinave të trajtuara; të sigurojë të dhëna statistikore të qëndrueshme; dhe të krijojë seritë kohore.
 
Rezultatet e prezantuara në këtë publikim ofrojnë një burim të rëndësishëm statistikor për gjendjen e tanishme të këtij sektori.

Rezultatet e AMT 2015 tregojnë se mbeturinat e gjeneruara nga kompanitë, që e bëjnë riciklimin e mbeturinave janë: Inputi gjithsej 19 107 tonë, ose 34%; outputi gjithsej 19 090 tonë, ose 34%;eksporti gjithsej 16 791 tonë, ose 29%; Mbeturinat e trajtuara në vend, gjithsej 1 799 tonë, ose 3%.

Si mbeturina, që grumbullohen nga kompanitë, që merren me riciklim të mbeturinave, dhe pastaj që eksportohen, përqindjen më të lartë e kanë metali dhe plastika, ku metali është 85.6% dhe plastika 13.6%.

Sasia e mbeturinave të grumbulluara në deponitë e Kosovës sipas AMT 2015 është 329 369 tonë.


Për më shumë informata, lidhur me Anketën e Mbeturinave të Trajtuara (AMT) 2015, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/bujqesi/mbeturinat