Anketa e Mbeturinave Komunale (AMK), 2021

  • 18/11/2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet e Anketës së Mbeturinave Komunale (AMK) për vitin 2021

Rezultatet e AMK 2021, tregojnë se sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara nga kompanitë rajonale të mbeturinave dhe operatorët ekonomikë privatë, të cilat merren me menaxhimin e mbeturinave komunale në Kosovë për vitin 2021,  ishte 485 mijë ton.

Të dhënat e vitit 2021 tregojnë se mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara në Kosovë ishte 273 kg për banor në vit. Ndërsa, mesatarja e mbeturinave të grumbulluara për banor në ditë ishte 0.75 kg.

Në Prishtinë dhe rajonin e saj, grumbullimi i mbeturinave komunale për ditë ishte 0.84 kg/banor/ditë. Ndërsa, në rajonet e tjera të Kosovës, sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara për ditë/për banor ishte  0.71 kg.

Nga të dhënat e mbeturinave komunale të grumbulluara sipas rajoneve për vitin 2021, vërehet se sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara ishte në rajonin e Prishtinës me 151 mijë ton në vit, ose 305 kg për banor në vit. Ndërsa, sasia më e vogël e mbeturinave të grumbulluara ishte në rajonin e Ferizajt,  me 37 mijë ton në vit, ose 202 kg për banor në vit.

Gjithsej, sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara për vitin 2021 ka rritje për 6.4%, krahasuar me vitin 2020.

Gjithsej, sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara për vitin 2021 në Prishtinë dhe rajonin e saj ka rritje për 6.3%, krahasuar me vitin 2020.

Ndërsa, gjithsej sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara për vitin 2021 në rajonet e tjera ka rritje për 6.4%, krahasuar me vitin 2020.