Anketa e Mbeturinave Komunale (AMK), 2018

  • 22/11/2019

Më pak mbeturina në vitin 2018 sesa në 2017

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet e Anketës së Mbeturinave Komunale (AMK) për vitin 2018

Rezultatet e AMK-së 2018, tregojnë se sasia e mbeturinave komunale, e grumbulluar nga kompanitë rajonale të mbeturinave dhe operatorët e tjerë ekonomikë privatë, që merren me menaxhimin e mbeturinave komunale në Kosovë, për vitin 2018 ka qenë 407 mijë tonë.

Të dhënat e vitit 2018 tregojnë se mesatarja e mbeturinave komunale, të grumbulluara në Kosovë, ka qenë 227 kg për banor në vit.

Në Prishtinë dhe në rajonin e saj, grumbullimi i mbeturinave komunale për ditë ka qenë 0.61 kg për banor në ditë. Ndësa, në rajonet e tjera të Kosovës, sasia e mbeturinave komunale të grumbulluar për ditë, ka qenë 0.62 kg për banor.

Në Kosovë, gjithsej mesatarja e mbeturinave të grumbulluara për banor në ditë ka qenë 0.62 kg / mbeturina / banor / ditë.

Nga të dhënat e mbeturinave komunale, të grumbulluara sipas rajoneve për vitin 2018, vërehet se sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara ka qenë në Rajonin e Prishtinës, 110 mijë tonë në vit, ose 223 kg për banor në vit; pastaj në Rajonin e Prizrenit, me 74 mijë tonë në vit, ose 213 kg për banor në vit. Ndërsa, sasia më e vogël e mbeturinave të grumbulluara ka qenë në Rajonin e Gjakovës me 30 mijë tonë në vit, ose 147 kg për banor në vit.

Gjithsej, sasia e mbeturinave komunale e grumbulluar për vitin 2018, ka qenë më e ulët për 1%, krahasuar me vitin 2017.

Në vitin 2018, shkalla e mbulueshmërisë së ekonomive familjare (nga sistemi i grumbullimit të mbeturinave komunale) kanë qenë 76%.

Ndërkaq, gjithsej sasia e mbeturinave te deponuara në deponitë rajonale për vitin 2018, ka qenë 426 mijë tonë