Anketa e Mbeturinave Komunale (AMK), 2017
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave Komunale, 2017
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave Komunale 2017.
Rezultatet e AMK 2017, tregojnë se sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara nga kompanitë rajonale të mbeturinave dhe operatorët ekonomik privatë të cilët merren me menaxhimin e mbeturinave komunale në Kosovë për vitin 2017, ka qenë 409 781 tonë.
Të dhënat e vitit 2017 tregojnë se mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara në Kosovë ka qenë 228 kg për banorë në vit.
Në Prishtinë dhe regjionin e sajë grumbullimi i mbeturinave komunale ka qenë 0.64 kg /banorë/ditë.
Në regjionet tjera në Kosovës sasia e mbeturinave komunale të gjeneruara ka qenë 0.62 kg/ banorë/ ditë
Në Kosovë, mesatarja e mbeturinave të grumbulluara për banorë në ditë ka qenë 0.62 kg /mbeturina/banorë/ditë.
Gjithsej sasia e mbeturinave te deponuara ne deponitë regjionale për vitin 2017, ka qenë 409 781 tonë.
Në vitin 2017, nga sistemi i grumbullimit të mbeturinave komunale kanë qenë të mbuluara 84% e ekonomive familjare.
Për më shumë informata lidhur me, Anketën e Mbeturinave Komunale 2017 mund ta vizitoni http://ask.rks-gov.net/