Anketa e Mbeturinave Komunale (AMK), 2016

  • 10/11/2017

0.61 kg për banor në ditë ishte mesatarja e mbeturinave të grumbulluara në vitin 2016

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës se Mbeturinave Komunale (AMK) për vitin 2016

Rezultatet e AMK 2016 tregojnë se sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara në Kosovë për vitin 2016 ka qenë 395 291 tonë.

Në Kosovë, të dhënat e vitit 2016 tregojnë se mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara ka qenë 223 kg për banor në vit. Kurse, mesatarja e mbeturinave të grumbulluara për banor në ditë ka qenë 0.61 kg (mbeturina/banorë/ditë).

Ndërkaq, vetëm në Prishtinë dhe rajonin e saj, grumbullimi i mbeturinave komunale ka qenë 0.60 kg për banor në ditë.

Kurse, në rajonet e tjera të Kosovës, sasia e mbeturinave komunale të gjeneruara për banor në ditë ka qenë  0.61 kg.

Gjithsej, sasia e mbeturinave të deponuara në vitin 2016 në deponitë rajonale ka qenë 395 251 tonë.

Në vitin 2016, nga sistemi i grumbullimit të mbeturinave komunale kanë qenë të mbuluara 71% e ekonomive familjare.