Anketa e Mbeturinave Industriale (AMI), 2018

  • 26/12/2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), respektivisht Departamenti i  Statistikave të Bujqësisë dhe Mjedisit (DSBM) ka publikuar rezultatet e  Anketës së Mbeturinave Industriale (AMI) për vitin 2018. Njësitë raportuese të përfshira në anketë kanë qenë bizneset  me 10 e më shumë punëtorë.

Anketa e mbeturinave industriale  u realizua  sipas NACE Rev.2. Kompanitë janë klasifikuar sipas NACE Rev.2 në sektorët e aktiviteteve vijuese: 

B- Xehetari dhe guroret, C- Prodhimit, D-Furnizimi me energji elektrike, gaz avull dhe furnizimi me ajër të kondicionuar, E-Furnizimi me ujë, kanalizim, menaxhim i mbeturinave dhe rregullim toke, F - Ndërtimtaria  dhe G-U- Sektorët e shërbimeve .

Rezultatet e AMI 2018, tregojnë se:

Gjithsej sasia  e mbeturinave industriale të gjeneruara ka qenë 2.554.308 ton,    

Mbeturina të ricikluara 40.585 ton,

Mbeturina të djegura 1.030 ton dhe

Gjithsej mbeturina të përpunuara 2.554.308 ton.                                                  

Të dhënat e vitit 2018 tregojnë se  sasia më madhe e mbeturinave të gjeneruara sipas sektorëve të industrisë  ka qenë nga sektori D me 1. 358.598 ton,  sektori i dytë  për nga gjenerimi i mbeturinave ka qenë sektori B  me 448.754 ton.

Objektivi kryesor i këtij studimi është që të ofrojë të dhëna për mbeturinat nga sektor të ndryshëm të  industrisë në Kosovë. Rezultatet e paraqitura në këtë botim janë burim i rëndësishëm statistikorë për mbeturinat e gjeneruara dhe përpunuara nga sektorët e industrisë siç janë:  B, C, D, E, F, G-U.

Për më shumë informata lidhur me, Anketën e Mbeturinave Industriale 2018 mund ta vizitoni http://ask.rks-gov.net/