Anketa e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë – AGTSh

  • 17/12/2014

Sot, në ambientet e Hotelit “Sëiss Diamond” u prezantuan të dhënat kryesore të Anketës së Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë – AGTSh.  

AGTSh-ja është një anketë ndërkombëtare për ekonomitë familjare, e zhvilluar nga UNICEF-i, e cila implemetohet për herë të parë në tërë Kosovën dhe përfshin popullsinë e përgjithshme.

Në Kosovë, AGTSh-ja është kryer nga Agjencia e Statistikave të Kosovës bashkë me UNICEF-in dhe UNFPA-në, kurse pjesë e implementimit të këtij studimi, me shumë rëndësi, kanë qenë edhe Ministria e Shëndetësisë; Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale; Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe partnerë të tjerë.   

Në takim ishin të pranishëm ambasadorë dhe përfaqësues të ambasadave ndërkombëtare në vend. 

Në fjalën e saj hyrëse, znj. Laila Omar Gad, shefe e Zyres së UNICEF-it në Kosovë, përshëndeti të pranishmit, Ambasadën e Austrisë në Kosovë për mbështetjen e dhënë, Ambasadën e Dukatit të Madh të Luksemburgut, UNFPA-në,  e në veçanti ajo falënderoi Agjencinë e Statistikave të Kosovës, pa të cilën nuk do të ishte e mundur të kryhej kjo anketë.

Ndërkaq, Kryeshefi i ASK-së, Isa Krasniqi, tha se pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Statistikat Zyrtare në vitin 2011, ASK-ja ka bërë një progres të madh në shumë fusha të përgjegjësisë së saj. Progres ky, i konstatuar edhe nga EUROSTAT-i në vlerësimet e tyre të rregullta për Sistemin Statistikor të Kosovës. Ndër të tjera, KE i ASK-së përmendi realizimin e shumë projekteve me rëndësi për Kosovën, të cilat janë kryer me ndihmën e donatorëve. “Këto të dhëna do të jenë shumë të rëndësishme për institucionet vendore, por edhe ndërkombëtare. Institucionet vendimarrëse të Kosovës do të mund t’i shfrytësojnë këto të dhëna për krijimin e politikave të tyre adekuate, krijimin e programeve zhvillimore dhe strategjive afatgjata në fushën shëndetësisë, arsimit, mbrojtjes sociale dhe shumë fusha të tjera”, tha ai.

Në fjalën e tij, Z. Johan Brieger, Ambasador i Austrisë në Kosovë, po ashtu falënderoi ASK-në për punën e madhe të bërë. Ai tha se këto të dhëna japin një gjendje të qartë se ku është Kosova tani. 

Po ashtu, Z. Piere Ëeber, përfaqësuesi i Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut, lavdëroi ASK-në dhe punën që është bërë nga UNICEF-i për AGTSh. Ai tha se “UNICEF-i është shumë i interesuar t’i ndihmojë fëmijët, por edhe nënat, e jo vetëm prindërit”. Ai bëri thirrje që të lobojmë të gjithë së bashku.

Prezantimin e rezultateve të AGTSh-së e bëri përfaqësuesi i UNICEF-it Cairan O’Toole.