Anketa e Fuqisë Punëtore (AFP), TM2 2021
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP) për tremujorin e dytë (TM2) 2021
Sipas rezultateve të anketës, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 37.7%.
Shkalla e punësimit sipas Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP) për TM2 2021 ishte 30.0%.
Punësimi me i lartë ishte te meshkujt me 44.0%, ndërsa punësimi te femrat ishte 16.0%.
Femrat janë të punësuara kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 53.7% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit me 43.6%.
Sektorët ekonomikë që prijnë me punësim vazhdojnë të jenë: tregtia me 18.1%; ndërtimtaria me 11.4%; arsimi me 11.3%; dhe prodhimi me 9.6%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.
Sa i përket të punësuarve me kontrata, del se 40.8% e personave të punësuar kishin kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 59.2% kishin kontratë të përkohshme.
Sipas rezultateve të AFP-së, në TM2 2021, shkalla e papunësisë është 20.5%.
Papunësia më e theksuar është te femrat me 22.1%, krahasuar me meshkujt, 19.9%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 38.9%.
Sipas rezultateve të AFP-së, në TM2 2021, fuqia joaktive është mjaft e lartë, 62.3%, me fokus të veçantë te femrat me 79.4%, krahasuar me meshkujt, 45.1%.
Për realizimin e AFP-së, TM2 2021, metodologjia dhe standardet e aplikuara nga ana e ASK-së janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostat-it.