Anketa e Ekonomive Bujqësore (AEB), 2020
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet e Anketës së Ekonomive Bujqësore (AEB), 2020
Ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e tokës bujqësore, kulturat bujqësore, blegtorinë dhe produktet blegtorale, inputet bujqësore (plehrat minerale, organike, pesticidet) dhe shpenzimet në ekonomitë bujqësore.
Rezultatet e kësaj ankete tregojnë se në Kosovë sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore ishte 420 209,54 hektarë (përfshirë tokën e përbashkët). Nga gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore, pjesa më e madhe u përket livadheve dhe kullosave (përfshirë tokën e përbashkët) me 51,7%, ndërsa toka e punueshme-arat marrin pjesë me 44,8%; kulturat shumëvjeçare (pemët, vreshtat, fidanët) me 3,2%; dhe kopshtet me 0,3%.
Nga gjithsej tokë e punueshme – ara (188 371,71 ha), pjesa më e madhe është me drithëra 124 714,31 ha (66,2 %); bimë foragjere me 37 514,18 ha (19.9%); perime gjithsej (në fushë të hapur, në serra dhe kopshte) janë 10 115,45 ha, prej të cilave perime në fushë të hapur dhe serra janë 8 982,76 ha (4,8%); patate 3 770,51 ha (2.0 %); bishtajore 3 015,71 ha (1.6%); bimë industriale 1 065,16 ha (0,6%); kultura të tjera 2 673,48 ha (1.4%) dhe tokë djerrinë 6 635,59ha (3,5%).
Sipërfaqe e ujitur, të paktën një herë gjatë periudhës referuese të anketës, është 32 009,57 ha. Kurse, gjithsej sipërfaqja e trajtuar me pesticide ishte 122 090,00 ha.
Sipas rezultateve të AEB 2020, numri i gjedheve ishte 261 389 krerë; i deleve ishte 212 131 krerë; i dhive ishte 29 557 krerë; i derrave ishte 45 394 krerë; i njëthundrakëve (kuaj, mushka, gomarë) ishte 1 804 krerë; i shpezëve (pula, qura, rosa dhe pata) ishte 2 781 913 krerë; dhe gjithsej numri i koshereve të bletëve ishte 262 541.
Metodologjia dhe standardet e aplikuara në AEB 2020 (përkufizimet – definicionet, pyetësori, dhe udhëzuesi) janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostatit.