Anketa e Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF), 2017
Rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare, 2017
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF) për vitin 2017. Ky publikim ofron të dhëna për konsumin, shpenzimet, të ardhurat e ekonomive familjare etj.
Nga rezultatet e dala nga ky publikim, konsumi i përgjithshëm në Kosovë në vitin 2017 ishte 2,340 milion euro, ndërsa për një ekonomi familjare 7,803 € si dhe për kokë banori 1,511 €. Konsumi i përgjithshëm në vitin 2017 krahasuar me vitin 2016, ka një rritje të lehtë prej 0.8 përqind, ndërsa konsumi për ekonomi familjare dhe për kokë banori ka një rritje nga 3.5 përqind. Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2017 është shpenzuar në ushqim dhe banim, 40 përqind për ushqim dhe 29 përqind për banim, të konsumit të përgjithshëm. Pasojnë shpenzimet për transport dhe veshmbathje me nga 5 përqind dhe nga 4 përqind për mobiliet, alkool dhe duhan dhe . Në vitin 2017, krahasuar me vitin 2016, ushqimi nga prodhimi vetanak në konsumin e përgjithshëm ka shënuar një rënie të vogël ku në vitin 2017 është 5 përqind. Konsumi i ushqimit në Kosovë në vitin 2017 sipas rezultateve të ABEF-it, dominohet nga mishi, qumështi, djathi, vezët, buka dhe drithërat, qe kontribuojnë në më shumë se gjysmën e konsumit të ushqimit (në vlerë). Më pas radhiten perimet dhe pijet jo alkoolike. Konsumimi i bukës dhe drithërave në vitin 2017 ka qenë 16 përqind. Burimi më i rëndësishëm i të hyrave të ekonomive familjare sipas ABEF 2017, del të janë rrogat nga sektori privat dhe ai publik, pastaj të hyrat nga biznesi vetanak dhe pensionet, si dhe paratë e dërguara nga jashtë, përkatësisht remitencat.
Për më shumë informata lidhur me publikimin: “Rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare 2017”, mund ta vizitoni http://ask.rks-gov.net/