Agjencia e Statistikave të Kosovës vazhdon takimet me të gjitha institucionet për të diskutuar rreth Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave

  • 15/03/2023

ASK këtë herë u prit në takim nga Kryetari I Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve z. Kreshnik Radoniqi si dhe Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollim Financiar të Subjekteve Politike në KQZ, z. Besnik Buzhala. Në këtë takim u diskutua mbi procesin e regjistrimit dhe zhvillimin e aktiviteteve të nevojshme për këtë proces. Poashtu të dyja palët shkëmbyen përvojat e tyre në organizimin e projekteve madhore siç janë regjistrimi i popullsisë dhe zgjedhjet në Kosovë.

ASK është duke bërë përgatitjet finale për Regjistrimin e Popullsisë, i cili do të mbahet në datat 1 shtator-16 tetor 2023.