Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka filluar diskutimet me grupet parlamentare për aktivitet e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë 2023

  • 09/02/2023

Përfaqësues të ASK-së u pritën në takim nga shefi i grupit parlamentar multietnik (ME) z. Enis Kervan

Një takim konstruktiv ku u bisedua mbi realizimin e aktiviteteve të Regjistrimit të popullsisë në Republikën e Kosovës.

Pjesëmarrja e secilit banor rezident në Kosovë në regjistrim është e drejtë e garantuar, dhe në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, do të angazhohet maksimalisht që gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë askush të mos ndihet i diskriminuar, dhe do të garantoi gjithëpërfshirje sociale, e proces demokratik të regjistrimit të popullsisë në 1 shtator-16 tetor 2023.