Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Kulturës 2014

  • 16/10/2015

Ky publikim ofron të dhëna statistikore, lidhur me aktivitetet e  teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filarmonisë etj. 

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se numri i shfaqjeve në Teatrin Kombëtar në Prishtinë në vitin 2014 ka qenë 6 premiera dhe 160 repriza, ndërsa numri i shikuesve ishte 7 600. Krahasuar me vitin 2013 numri i shikuesve në vitin 2014 ka pasur rritje për 1.3%.

Numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e Fëmijëve “Dodona” ka qenë 6 premiera dhe 235 repriza, ndërsa numri i shikuesve ka qenë 22 141. Krahasuar me vitin 2013 numri i shikuesve në vitin 2014 ka shënuar rënie për 22.9%.

Numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin “Oda” ka qenë 5 premiera dhe 27 repriza, ndërsa numri i shikuesve ka qenë 10 415. Krahasuar me vitin 2013 numri i shikuesve në vitin 2014 ka shënuar rënie për 4.4%.

Ndërkaq, në Galeritë e Arteve të Kosovës, numri i ekspozitave të realizuara ka qenë 34, ndërsa numri i vizitorëve 12 740. Krahasuar me vitin 2013, numri i vizitorëve në vitin 2014 ka shënuar rënie për 10.8%. 

Numri i filmave të shfaqur në kinema ishte 125, prej tyre 17 filma vendorë dhe 108 të huaj, me gjithsej numër të shikuesve 68 621. Krahasuar me vitin 2013 numri i shikuesve në vitin 2014 ka pasur rritje për 35.3%. 

Fondi i librave në biblioteka ishte 1 608 512 ekzemplarë, me numër të lexuesve 161 713. Krahasuar me vitin 2013 numri i lexuesve në biblioteka, në vitin 2014, ka shënuar rënie për 4.8%.

 

Për më shumë informata lidhur me publikimin: “Statistikat e Kulturës 2014”, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/sociale/kultura-dhe-sporti