Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi me Agjencinë e Regjistrit Civil (ARC)

  • 05/12/2022

Në kuadër të bashkëpunimit institucional e bashkëpunimit statistikor kombëtar, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë e Regjistrit Civil (ARC). Kjo marrëveshje përcakton të drejtat dhe obligimet  institucionale gjatë përpunimit të të dhënave vitale statistikore, në kuadër të projektit të Regjistrit Statistikor të Popullsisë në Kosovë.

Marrëveshja shënon bazën ligjore dhe rregullimin normativ të hartimit të Regjistrimit Statistikor të Popullsisë.  Regjistri Statistikor i Popullsisë në Kosovë në kuadër të Ligjit Nr.04/L-036 mbi Statistikat Zyrtare në Republikën e Kosovës, krijohet dhe mirëmbahet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Marrëveshja e Bashkëpunimit me Agjencinë e Regjistrit Civil (ARC), minimizon koston në mbledhjen dhe grumbullimin e të dhënave statistikore demografike, ndikon në rritjen e kualitetit të të dhënave, rritjen e frekuencës së publikimeve vjetore mbi indikatorët demografik e socio-ekonomik, si krijon bazën e të dhënave për plotësimin e treguesve të rëndësishëm nga Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030.

Marrëveshja krijon rregullimit normativ mbi përgjegjësitë dhe obligimet ligjore të përpunuesit të të dhënave vitale statistikore, kategorizimin dhe subjektin e të dhënave që përpunohen, masat e sigurisë që aplikohen gjatë përpunimit dhe ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave. Marrëveshja tutje emëron edhe personat përgjegjës për administrimin pranë kontrolluesit.