Demographic data by municipalities 2011

  • 09/09/2012

KOMUNIKATË PËR MEDIA - Të dhënat demografike sipas komunave 2011

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Zyra e Regjistrimit të Popullsisë, ka përgatitur raportin mbi “Të dhënat demografike 2011”, të dala nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2011. 
Ky publikim ofron të demografike në nivel komune për indikatorët demografikë, si: popullsia sipas gjinisë, grupmoshave, statusit martesor, etnicitetit, religjionit, gjuhës amtare, gjuhëve të folura, sipas nivelit të shkollimit, shkrim-leximit, numrit të fëmijëve të lindur të gjallë, foshnjave të vdekura pas vitit 2005, vendit të lindjes, si dhe sipas shtetësisë. 
Pjesa dërrmuese e tabelave përmbajnë edhe tipin e vendbanimeve të ndara në: urban dhe rural. 
Po ashtu, për shfrytëzuesit, janë dhënë shpjegime metodologjike të indikatorëve, si dhe është dhënë shpjegimi i formulimit të pyetjeve në pyetësorët e përdorur.