1. Ballina
  2. /
  3. Komunikatat
  4. /
  5. Anketa e Mbeturinave Komunale (AMK), 2023

Anketa e Mbeturinave Komunale (AMK), 2023

Nëntor 15, 2024 08:00

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet e Anketës së Mbeturinave Komunale (AMK) për vitin 2023.

 

Rritje e lehtë e sasisë së mbeturinave komunale në 2023

 

Rezultatet e prezantuara në këtë publikim ofrojnë një burim të rëndësishëm statistikor për gjendjen e tanishme të këtij sektori.

 

Të dhënat e AMK 2023, tregojnë se gjithsej sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara në vitin 2023 ishte 490 mijë ton/vit, ku krahasuar me të dhënat e vitit 2022, ka një rritje prej 0,4 %.

 

Mbeturinat Komunale të grumbulluara në vitin 2023

 

 

Të dhënat e vitit 2023 tregojnë se mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara në Kosovë ishte 278 kg/ banorë/vit. Ndërsa, mesatarja e mbeturinave komunale  të grumbulluara për banorë në ditë në Kosovë  ishte 0.76 kg/banorë/ditë.

 

Mbeturinat komunale të grumbulluara sipas rajoneve në vitin 2023

 

Në Prishtinë dhe rajonin e saj, mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara për banorë në ditë ka qenë 0.83 kg. Në rajonet e tjera të Kosovës, mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara për banorë në ditë ishte 0.74 kg.

 

Sasia më e madhe e mbeturinave komunale të grumbulluara në vitin 2023 ishte në rajonin e  Prishtinës, me 149 mijë t/vit, ose 30,4 %, ndërsa sasi më e vogël e mbeturinave komunale të grumbulluara ishte  në rajonin e Gjilanit  me 41 mijë t/vit, ose 8,5%.

 

Mbeturinat komunale sipas rajoneve, 2023 (%)


Komunikatat e fundit