- Ballina /
- Komunikatat /
- Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi, TM3 2024
Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi, TM3 2024
Nëntor 04, 2024 08:00Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi për (TM3) 2024
Bie indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore në TM3 2024, krahasuar me TM3 2023
Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vendet të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.
Indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore, blegtorale dhe totali i prodhimeve bujqësore TM3 2020-2024, (2020=100)
Në TM3 2024, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për (-9.6%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 4,7%.
Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rënie për(-6.3%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.
Ndryshimi në %, TM3 2024 me TM3 2023
Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.
Për më shumë informata lidhur me Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi, për TM3 2024 (2020=100), vizitoni: https://ask.rks-gov.net/Themes/Agriculture