1. Ballina
  2. /
  3. Komunikatat
  4. /
  5. Statistikat Administrative të Tregut të Punës, Korrik 2023

Statistikat Administrative të Tregut të Punës, Korrik 2023

Gusht 31, 2023 08:00

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Administrative të Tregut të Punës për muajin qershor 2023.  

 

Numri i të punësuarve me pagë primare dhe sekondare shënoi rritje në korrik 2023, krahasuar me korrik 2022

 

Të punësuarit  me pagë primare

 

Në muajin korrik 2023, të punësuar me pagë primare ishin 367 780 persona, ku krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Korrik 2022, që ishin 359 487), ka rritje për 8 293 persona ose 2.3% të punësuar me pagë primare. Grup-mosha me më së shumti të punësuar me pagë primare ishte 25-34.

 

 

Të punësuarit me pagë sekondare

 

Në muajin korrik 2023, të punësuar me pagë sekondare ishin 18 324 persona, ku krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Korrik 2022), ka rritje për 2 187 persona ose 13.6% të të punësuarve me pagë sekondare. Grup-mosha me më së shumti të punësuar me pagë sekondare ishte 35-44.

 

 

Punësimi sipas aktiviteteve

 

Punësimi më i theksuar për muajin korrik ka qenë në këto aktivitete: administrata publike dhe mbrojtje, sigurim i detyrueshëm social (22,3%), tregti me shumicë dhe pakicë (22,1%), dhe prodhim (11,2 %).

Punësimi sipas aktiviteteve dhe gjinisë (%), mosha 15 e më shumë për muajin qershor 2023

Këto të dhëna bazohen në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK).

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e të punësuarve të kategorizuar sipas: gjinisë, grup-moshës, numrit të të  punësuarve me pagë primare dhe sekondare, përqindjes së të punësuarve sipas aktiviteteve ekonomike, si dhe të dhënat për punëkërkuesit e regjistruar sipas gjinisë dhe grup-moshës.

 


Komunikatat e fundit