- Ballina
- /
- REKOS 2024
- /
- APR
APR
QËLLIMI DHE RËNDËSIA E ANKETËS PAS REGJISTRIMIT (APR) Cilësia e të dhënave të Regjistrimit të Popullsisë dhe Ekonomive Familjare është vendimtare, mes tjerash për ndërtimin e besimit të publikut dhe të kuptimit në statistikat zyrtare. Qëllimi i vlerësimit të regjistrimit është që të sigurohen shfrytëzuesit me një nivel të besimit kur i përdorin të dhënat dhe të sqarohen gabimet në rezultatet e regjistrimit. Në përgjithësi është e pranuar se regjistrimi i popullsisë nuk është i përsosur dhe se gabimet mund dhe ndodhin në të gjitha fazat e procesit të regjistrimit. Gabimet në rezultatet e regjistrimit klasifikohen në dy kategori të përgjithshme: Gabimet në mbulueshmëri - janë gabime që ndodhin për shkak të mos regjistrimit apo dyfishimeve të personave apo njësive të banimit të ekonomive familjare gjatë regjistrimit. Gabimet në përmbajtje - janë gabime që dalin nga raportimi jo korrekt ose në shënimin e karakteristikave të personave, ekonomive familjare dhe njësive të banimit të cekura në regjistrim. Ka shumë metoda për të vlerësuar gabimin në mbulueshmëri dhe në përmbajtje në Regjistrime. Në mesin e këtyre metodave, Agjencia e Statistikave të Kosovës, sikurse edhe ne Regjistrimin e vitit 2011 do të përdorë metodën e zhvillimit të Anketës Pas Regjistrimit (APR). Metodologjia e zhvillimit të APR është: