Metodologjia
ASK-ja do të respektojë standardet dhe rekomandimet ndërkombëtare për Regjistrimin e vitit 2021, me qëllim që të dhënat nga Kosova të jenë të krahasueshme, pranueshme dhe të jenë në harmoni me Regjistrimin e kaluar (2011). Përveç temave (pyetjeve/pikave) kryesore që do të implementohen sipas rekomandimeve ndërkombëtare do të implementoje edhe pyetjet që janë në interes nacional me fokus migrimin dhe demografinë. Në fund të vitit 2018, dhe gjatë vitit 2019,ASK-ja duhet të ngitë grupin punues që do të merret me harmonizimin e pyetësorit derisa pyetësori si draft duhet të jetë i gatshëm jo më larg se muaji Qershor i vitit 2019. Pasi të jetë draftuar pyetësori, do të jetë në konsultime me shfrytëzues duke përfshirë Institucionet lokale qendrore. Po ashtu, ASKja duhet të përgatitë edhe udhëzuesit e nevojshëm.