Shpërndarja


Shpërndarja - Disseminimi i të dhënave statistikore është thelbësor për të siguruar transparencë, besueshmëri dhe përdorim të saktë të të dhënave statistikoret në procesin e vendimmarrjes dhe hulumtimit.

 

Shpërndarja - Dissiminimi i të dhënave statistikore përfshin procesin e shpërndarjes dhe prezantimit tek përdoruesit e këtyre të dhënave në përgjithësi. Ky proces ka për qëllim të sigurojë që të dhënat të jenë sa më të qasshme dhe të kuptueshme për përdoruesit.

 

Agjencia e Statistikave të Kosovës zakonisht përdor një gamë të gjerë metodash të Shpërndarjes - Disseminimit të të dhënave statistikore, duke përfshirë këto aspekte kryesore:

 

Kalendarin e Publikimeve - Datat e shpërndarjes së Statistikave Zyrtare shpallen në Kalendarin e Publikimeve i cili publikohet çdo vit nga ASK. Të gjithë përdoruesve u garantohet akses i barabartë në Statistikat Zyrtare dhe asnjë kategori përdoruesish nuk ka akses në Statistikat Zyrtare përpara përdoruesve të tjerë.

 

Publikimi i Raporteve dhe Tabelave: ASK përgatit dhe publikon raporte statistikore periodike (mujore, tremujore, vjetore si dhe në periudha të ndryshme kohore) të cilat përfshijnë rezultatet e hulumtimeve dhe analizave të ndryshme.

Të dhënat janë të prezantuar në formë tabelash dhe grafikësh për të bërë të lehtë kuptimin e tyre dhe PDF.

 

Furnizimi i të Dhënave Online: ASK ofron një platformë online që është ASKData ku përdoruesit mund të gjejnë dhe shfletojnë të dhënat statistikore për të cilat ata kanë nevojë. Platforma ASKData ofron qasje të lehtë dhe të hapur për shumë lloje të dhënash, duke përfshirë të dhënat demografike, ekonomike, sociale, bujqësore etj.

 

Bashkëpunimi me Media: Për të arritur audience sa më të gjerë  të dhënat të cilat publikohen nga ASK shpesh prezentohen në media, përfshirë gazeta, televizione dhe rrjete sociale që përdoruesit e të dhënave statistikore të jenë të informuar me kohë lidhur me publikimin e këryre të dhënave.

 

Komentet dhe Interpretimet: ASK për të siguruar që të dhënat të kuptohen saktësisht dhe në kontekstin e duhur, shpesh shoqërohen me Matadata, komente dhe shpjegime të qarta. Kjo ndihmon në evitimin e keqinterpretimeve, keqkuptimeve dhe përdorimit të gabuar të të dhënave statistikore si dhe ndihmojnë në kuptimin e përmbajtjes dhe detajeve të hulumtimeve statistikore.

 

Prezantimi në Konferenca dhe Seminare: ASK prezanton rezultatet e hulumtimeve dhe analizave në konferenca, seminare dhe ngjarje tjera profesionale, për të shpjeguar përdoruesve të interesuar mbi të dhënat statistikore dhe mënyrat e tyre korrekte të interpretimit. Kjo përfshinë prezantime në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet tjera relevante.

 

ASK Statistikat Zyrtare i publikohon në Gjuhët, Shqipe, Serbe dhe Angleze.

 

Të gjitha materialet e publikuara nga ASK plotësojnë kërkesat e Cilësisë për Statistikat Zyrtare.

 

Në kuadër të njësisë së Shpërndarjes çdo dy vite organizohen:

 

  • Anketa e Kënaqshmëris së përdoruesve dhe
  • Anketa e Kënaqshmërisë së stafit të ASK-së.

Dokumentet e bashkangjitura:

Shkarko dokumentin e plotë