/media/4411/ieag-sdg-meeting-5-8-nentor-2018.jpg?anchor=center&mode=crop&width=750&height=448&rnd=131865095450000000

Takimi i 8-të i IAEG-SDG, 4-8 nëntor 2018

08/11/2018

Me ftesë të Statistikave të Suedisë dhe Agjencisë suedeze për koordinim dhe zhvillim ndërkombëtar (Sida), përfaqësues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) të kryesuar nga Kryeshefi Ekzekutiv, z. Isa Krasniqi, po qëndrojnë në Stokholm për të marrë pjesë në Takimin e 8-të të agjencive të ndryshme dhe Grupit të Ekspertëve për treguesit SDG (Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm).

Në këtë takim u prezantua dhe u diskutua nga Grupi i Ekspertëve për 17 qëllimet e Kornizën globale të treguesve SDG, veç e veç, zhvillimin e treguesve statistikorë dhe objektivat e Agjendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm.

Treguesit SDG janë klasifikuar në tri nivele (Tier I, II, III) përmes të cilave jepet një pasqyrë e qartë për zhvillimin e metodologjive dhe treguesve statistikorë.

Në këtë takim po marrin pjesë shtetet anëtare tw OKB-sw, institutet kombëtare të statistikave dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si: UNCTAD, UNFPA, UNDP, UNESCO, UNECE, ILO, FAO, Eurostati, OECD, WHO, EEA, Banka Botwrore, FMN, Komisioni Evropian, etj.