/media/4077/capi.jpg?anchor=center&mode=crop&width=750&height=448&rnd=131723392650000000

Metoda inovative (CAPI) e grumbullimit të të dhënave në formë digjitale, Anketa mbi të Ardhurat dhe Kushtet e Jetesës (SILC)

01/06/2018

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) filloi një projekt të ri inovativ për digjitalizimin e grumbullimit të të dhënave të Anketës së EU-SILC, përmes platformës Survey Solutions, metoda e Intervistimit Personal të Ndihmuar me Kompjuter (CAPI).

Kalimi nga anketat e bazuara në letër (PAPI) në anketat e bazuara në kompjuter (CAPI) do ta modernizojë procesin e grumbullimit të të dhënave, duke e bërë përpunimin e të dhënave më efikas, duke përmirësuar cilësinë e të dhënave dhe duke minimizuar dukshëm kostot e prodhimit. CAPI, gjithashtu do të ndihmojë për ta përshpejtuar procesin e shpërndarjes së të dhënave.

Përveç veçorisë së marrjes së të dhënave, CAPI gjithashtu ofron funksionalitetin e menaxhimit të anketave, duke përfshirë nivele të shumta të validimit, marrjen e të dhënave para dhe informacionin e saktë të vendndodhjes së anetuesit, kohëzgjatjes së pyetjeve në terren etj.

Ky projekt, hap rrugën që CAPI të jetë si mjet kryesor për mbledhjen e të dhënave edhe në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë 2021.

Projekti mbi modernizimin e statistikave zyrtare në ASK, është duke u ndihmuar nga Banka Botërore.