/media/4061/02.png?anchor=center&mode=crop&width=750&height=448&rnd=131717393890000000

Ligjëratë me studentë të Universitetit të Prishtinës/Fakulteti Ekonomik “Rëndësia dhe shfrytëzimi i Statistikave Zyrtare”

24/05/2018

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në vazhdën e aktiviteteve të saj, sot ka realizuar një ligjëratë në Fakultetin Ekonomik të Universtietin e Prishtinës “Hasan Prishtina” me temën “Rëndësia dhe shfrytëzimi i Statistikave Zyrtare”.

Ligjëratën e mbajti Kryeshefi Ekzekutiv në Agjencinë e Satistikave të Kosovës, Isa Krasniqi, i cili bëri një prezantim të shkurtër për Sistemin Statistikor të Kosovës, si dhe rreth: statusit dhe financimit të ASK-së; organogramit aktual të ASK-së; Programit afatgjatë 5-vjeçar statistikor; planet dhe raportet vjetore; ciklit të planifikimit; burimeve të të dhënave dhe të regjistrave statistikorë; kategorive të përdoruesve; numrit të prodhimeve statistikore 2012-2017; numrit të vizitorëve në ueb faqen e ASK-së; rritjes reale të BPV-së tremujore, krahasuar me periudhën përkatëse të vitit paraprak; nivelit të pagës mesatare neto sipas sektorëve 2012-2016; dhe krahasimit të pagës mesatare neto në euro me vendet e Rajonit.

Z. Krasniqi, po ashtu i inkurajoi studentët e Fakultetit Ekonomik që të merren më shumë me hulumtime shkencore, duke shfrytëzuar të dhënat e ASK-së, që do të ishin një aset i madh për të ardhmen e vendit. Ai tha se “në ASK vijnë analistë dhe profesorë të ndryshëm ndërkombëtarë për të bërë analiza dhe parashikime zhvillimore për vendin tonë. Andaj, ju inkurajoj që ju studentë dhe profesorë të UP-së, që t’i shfrytëzoni të dhënat tona për të bërë hulumtime, analiza dhe projeksione të tilla për të ardhmen e vendit tonë”.

Ndër të tjera, z. Krasniqi përmendi edhe Marrëveshjen e Mirëkuptimit të nënshkruar së fundi me Rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Marjan Dema.

Ndërkaq, Dekani i Fakultit Ekonomik, Prof.Ass.Dr. But Dedaj, që ishte edhe iniciator i kësaj ligjërate tërhoqi një paralele ndër vite të sfidave të hulumtimeve shkencore, duke u fakusuar në arritjet e mëdha që po bëhen së fundi përmes formave elektronike të hulumtimeve shkencore. Ai po ashtu i inkurajoi studentët që t’i paraqesin idetë e tyre, duke ofruar mbështetjen maksimale në fushën e hulumtimeve shkencore.

Në fund, u demonstrua edhe qasja në të dhënat e statistikave zyrtare përmes ueb faqes së ASK-së dhe Eurostatit, si dhe pati shumë pyetje e përgjigje.