/media/4444/ligj-me-student.jpg?anchor=center&mode=crop&width=750&height=448&rnd=131877980000000000

Ligjëratë me studentë të Universitetit të Prishtinës/ Fakulteti Filozofik/Departamenti për Punë Sociale “Rëndësia dhe Qasja në Statistika Zyrtare”

26/11/2018

Në bazë të kërkesës së Universitetit të Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Departamenti për Punë Sociale, në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) është mbajtur Ligjërata me Temën: “Rëndësia dhe Qasja në Statistika Zyrtare”.

Në kuadër të kësaj ligjërate Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së Z. Isa Krasniqi prezantoi rëndësinë, pavarësinë, qasjen si dhe shfrytëzimin e Statistikave Zyrtare për zhvillimin e politikave dhe strategjive të vendit tonë.

Z. Krasniqi po ashtu ka cekur rëndësinë shumë të madhe të statistikave zyrtare konkretisht për studentët të cilët kanë nevoja të mëdha për përgatitjen e hulumtimeve, punimeve dhe temave për Bacheler, Master dhe Doktoratura duke i shfrytëzuar të dhënat statistikore zyrtare të publikuara nga ASK.

Ndër të tjera, z. Krasniqi përmendi edhe Marrëveshjen e Mirëkuptimit të nënshkruar së fundi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Demonstrimin për mënyrën e qasjes në të dhënat e statistikave zyrtare dhe promovimin e platformës ASKData e bëri z. Burim Limolli. Gjatë kësaj Ligjërate pati pyetje dhe përgjigje të shumta.

Kjo ligjëratë u organizua nga ASK me kërkesë të Universitetit të Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Departamenti për Punë Sociale.